Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. Në një komunikatë publike, ai thekson se kandidimi i tij është vazhdimësi e një rrugëtimi të gjatë, i bazuar në përkushtim dhe shërbim ndaj vendit, një traditë që vjen nga familja e tij. “Dua të përfaqësoj qytetarët me ndershmëri, integritet dhe punë të palodhur,” shkruan Krasniqi, duke vënë theksin te obligimi moral për të dhënë më të mirën për Kosovën. Ai shprehet i bindur se vendi mund të ecë përpara dhe se me mbështetjen dhe unitetin e qytetarëve është e mundur të ndërtohet një të ardhme më e drejtë, më stabile dhe më e sigurt për gjeneratat që vijnë. Krasniqi premton angazhim të vazhdueshëm për zhvillim të qëndrueshëm, përmirësim të shërbimeve publike dhe forcimin e institucioneve, duke theksuar se përfaqësimi i qytetarëve do të mbetet prioritet kryesor i tij gjatë mandatit të ri nëse zgjidhet deputet.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit prapëson pjesërisht vendimin për dëmshpërblimin e Salih Mustafës

Paneli i Gjykatës së Apelit ka miratuar sot, me shumicë votash, një pjesë të ankesës …