Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altini, djali i Jakup Krasniqit: Sakrifica për liri u bë realitet, krenar gjithmonë me babanë

Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka reaguar me një shkrim publik duke kujtuar sakrificën për liri dhe rolin e familjes së tij në historinë e vendit. Përmes një postimi, Altin Krasniqi e cilësoi 17 Shkurtin 2008 si momentin kur “sakrifica e brezave u kthye në realitet”, duke theksuar se dhimbja, burgjet dhe qëndresa u shndërruan në liri. Ai shkroi se krenaria e tij më e madhe është që familja e tij nuk ishte spektatore e historisë, por pjesë ndërtuese e saj, ndërsa shprehu krenarinë për babanë e tij “dje, sot dhe gjithmonë”. Në postim, ai bashkëngjiti edhe deklaratën historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të lexuar më 17 shkurt 2008 nga Jakup Krasniqi në Kuvend: “Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot, më 17 Shkurt 2008, shprehën vullnetin e tyre dhe, përmes tyre, vullnetin e qytetarëve të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.” Reagimi i tij vjen ndërkohë që ish-udhëheqësi politik i UÇK-së vazhdon të përballet me proces gjyqësor në Hagë, të cilin familjarët dhe mbështetësit e konsiderojnë të padrejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti i Italisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, riafirmon mbështetjen për integrimin evropian

Presidenti i Sergio Mattarella i ka dërguar urime Presidentes Vjosa Osmani për 18-vjetorin e pavarësisë …