Amanda Dedej shpallet kampione bote, mund serben në finale

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, që u zhvillua në Kroaci nga 26 deri më 29 qershor. Shqipëria u përfaqësua nga katër sportistë të moshave 10 deri në 21 vjeç, ndër ta edhe Amanda Dedej, 14-vjeçare nga klubi “Bijtë e Shqipes” në Lushnjë. Amanda Dedej u shpall kampione bote në kategorinë nën 52 kilogramë, duke fituar finalen ndaj serbes Neda Mariçeviq me rezultat bindës 4 me 0. Trajneri i ekipit, Lirim Dedej, vlerësoi se kjo medalje e artë tregon progresin e karatesë shqiptare dhe jep shtysë për objektiva edhe më të mëdha në të ardhmen. Amanda tashmë ka si synim medaljen e artë olimpike.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë prej muajsh

Rreth 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan nuk kanë marrë pagën e muajit …