Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

Ambasada amerikane: Gati për forcim të partneritetit me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, kërkohen veprime konkrete

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve. Megjithatë, ajo ka theksuar se realizimi i këtij synimi do të varet nga veprimet e institucioneve të reja të Kosovës. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada amerikane ka theksuar se bashkëpunimi i mëtejmë kërkon hapa konkretë nga Qeveria e Kosovës që “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”. Këto qëndrime janë shprehur në kontekstin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, nga të cilat Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka dalë fituese me mbi 51 për qind të votave. Partia ka deklaruar synimin për formimin e shpejtë të institucioneve të reja. Edhe pse numërimi i votave ka përfunduar më 9 janar, procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza takohet me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker, në përkujtim të Reçakut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka nisur ditën e sotme me një …