Ambasada amerikane në Shkup mbështet Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit dhe dënon ashpër dhunën

Ambasada amerikane në Shkup mbështet Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit dhe dënon ashpër dhunën

Ambasada amerikane në Shkup e ka dënuar ashpër dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, e cila nuk është në pajtueshmëri me demokracinë dhe nuk është mënyrë e pranueshme për të zgjidhur dallimet. Ambasada e njeh Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. “Është e rëndësishme që të gjitha partitë të respektojnë proceset demokratike dhe ligjin dhe të përmbahen nga aktet e dhunës e cila përkeqëson situatën. Shumica e deputetëve kanë zgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit gjatë seancës së rregullt parlamentare, ku kanë qenë dëshmitarë deputetët dhe mediet. Ne do të punojmë me të për të mbështetur demokracinë dhe për të avancuar interesat e Maqedonisë”, është thënë në njoftimin e ambasadës amerikane në Maqedoni. Përkrahje për Xhaferin kishte shprehur pak orë më parë edhe Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …