leoni

Ambasada Amerikane në Tiranë: Vizat studentore u revokuan për shkelje ligji dhe mbështetje për terrorizëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një informacion të konfirmuar nga mediat amerikane, duke sqaruar se revokimi i vizave studentore gjatë administratës Trump ka ndodhur për arsye të ligjshme. “Çdo vizë studenti e anuluar nën Administratën Trump ka ndodhur sepse individi ose ka shkelur ligjin, ose ka shprehur mbështetje për terrorizmin ndërsa ndodhej në SHBA.” Sipas një raportimi të Fox News, administrata Trump ka ndërmarrë masa të rrepta ndaj imigracionit dhe ka anuluar afro 40,000 viza studentore në vitin 2025, përfshirë rastet e tejkalimit të afatit të vizës, shkelje të ligjit, si dhe për mbështetje të organizatave terroriste si Hamas. Zyrtarë të Departamentit të Shtetit sqaruan se rreth 4,000 viza janë revokuar për shkak të shkeljeve ligjore, përfshirë drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, sulme fizike dhe vjedhje.  Këto masa të reja janë në përputhje me disa urdhra ekzekutivë të nënshkruar nga Presidenti Trump në janar, të cilët synojnë mbrojtjen nga kërcënimet terroriste dhe luftimin e antisemitizmit, përfshirë ndjekjen penale të atyre që kryejnë veprime të paligjshme ose dhunë me motiv antisemit.

Kontrolloni gjithashtu

Arbërie Veliu-Maqedonci mbështet deputeten Shqipe Selimi për mos votimin e Donika Gërvallës

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dalë në mbrojtje të deputetes …