leoni

Ambasada britanike në Prishtinë e fillon sot projektin e saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë"

Ambasada britanike në Prishtinë e fillon sot projektin e saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”

Ambasada britanike, përmes partnerëve të saj implementues “Axiom International” dhe “Agjencia Limited” dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të mbajë ceremoninë e fillimit të projektit të saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”. Ky projekt synon të rrisë llogaridhënien, transparencën dhe integritetin, duke zhvilluar sisteme, të cilat janë në pronësi vendore dhe të qëndrueshme, duke u përqendruar veçanërisht në proceset e rekrutimit, avancimit dhe transferimit të të gjithë gjyqtarëve. Projekti do të përfshijë kornizën e performancës organizative të akredituar ndërkombëtarisht, e cila do të forcojë aftësinë e Këshillit për të drejtuar në mënyrë strategjike Shërbimin Gjyqësor dhe për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm institucional. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott, do të mbajë një fjalim në këtë ngjarje.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu: Mandati i 9 shkurtit t’i kthehet popullit, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka propozuar një zgjidhje për bllokadën politike që ka …