Ambasada e Gjermanisë kërkon nga Qeveria-Kurti t’i përgjigjet pozitivisht ftesave që vijnë nga BE-ja në kuadër të dialogut

Shqetësimet e Gjermanisë për Rregulloren e BQK-së, e cila ndalon dinarin serb, janë adresuar të gjitha te Qeveria e Kosovës. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë thotë se çështja e mospranimit të dinarit serb në Kosovë  nuk është  shqetësim vetëm të Gjermanisë, por edhe për  shtetet e  tjera të BE-së. Shqetësimet që Gjermania dhe një sërë miqsh dhe partnerësh të tjerë të Kosovës kanë lidhur me komunikimin në lidhje me zbatimin e direktivës së bankës qendrore janë demonstruar vazhdimisht dhe mjaftueshëm.  Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht ftesave që vijnë nga BE-ja në kuadër të dialogut. “Nga këndvështrimi i Gjermanisë, qeveria e Kosovës duhet të marrë pjesë në çdo takim të dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja në të cilin është ftuar. Kjo është pjesë e angazhimit për dialog dhe vullnetit për t’iu afruar BE-së në tërësi. Kosova është përkushtuar për të dyja në disa raste dhe presim që kjo të mbetet kursi i zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane,  në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …