leoni

Ambasada e Italisë ka reaguar lidhur me shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”, organizata terroriste

Ambasada e Italisë, në Prishtinë, ka reaguar lidhur me shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” si organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës. Ambasada tha për mediet  se shpallja e organizatave terroriste në veri, u bë pa koordinim me qeverinë italiane. “Sa i përket vendimit për shpalljen e organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste, vlen të thuhet se nuk është marrë në koordinim me qeverinë italiane, e cila as paraprakisht nuk ishte e informuar nga autoritetet e Kosovës. Sipas kësaj ambasade është më se i nevojshëm koordinimi me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej situata. “Duke ripërsëritur planin trepikësh të Bashkimit Evropian për de-përshkallëzimin e situatës në komunat veriore të Kosovës, rikujtojmë nevojën për një koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe për t’u përmbajtur nga çdo veprim i njëanshëm që mund të përshkallëzojë më tej situatën”, thuhet tutje në përgjigjen e kësaj ambasade.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …