Ambasada e Kosovës në Berlin e vendos flamurin e shtetit në gjysmështizë me rastin e vdekjes së Demaçit

Ambasada e Kosovës në Berlin e vendos flamurin e shtetit në gjysmështizë me rastin e vdekjes së Demaçit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin sot në mëngjes në shenjë të ditës së zisë së shpallur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, ka vendosur flamurin e shtetit në gjysmështizë me rastin e vdekjes së Adem Demaçit. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj me këtë rast në profilin e tij në Twitter dhe Facebook në shqip dhe gjermanisht ka njoftuar: “vdes Adem Demaçi, autori i njërit prej librave më të famshëm në Kosovë (Gjarpërinjtë e Gjakut), bartësi i Çmimit Saharov dhe Nelson Mendela i Ballkanit. Pusho i Qetë Njeri i Madh! Flamuri në gjysmështizë pos në Berlin është vendosur sot edhe në Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …