Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë me Akademinë Diplomatike organizuan një vizitë studimore në Kosovë

Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, organizuan një vizitë studimore dy ditore në Kosovë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja nga afër e diplomateve të rinj me disa tema aktuale të situatës politike në Kosovë. Në pikën kufitare Morinë-Vërmicë, drejtuesit informuan diplomatët e rinj për punën që bëhet në pikën më të rëndësishme kufitare, me fluksin më të madh të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave midis dy anëve të kufirit. Vizita filloi me pritjen ambasadorit Minxhozi dhe të stafit të Ambasadës, të cilët i njohën diplomatët e rinj me punën që bëhet në këtë Institucion.

Më pas, ato vijuan takimet në Ministrinë Punëve të Jashtme të Kosovës, me Zv/ministrin, Valon Murtezaj, drejtorin e Akademisë Diplomatike, si dhe atë te Rajonit.  Me interes për diplomatët ishte edhe takimi me ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu, i cili njohu me historinë dhe angazhimin e kësaj organizate në Kosovë, si dhe për mandatin dhe përgjegjësitë që ajo mbart.  Ministri i FSK-së, Haki Demolli i njohu diplomatët e rinj me rolin dhe misionin e kësaj force si dhe përpjekjet që po bëhen për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Krahas takimeve, diplomatët e rinj patën mundësinë që të vizitonin Galerinë Kombëtare dhe Muzeun e Kosovës, ku drejtuesit e tyre shpjeguan për aktivitetet e vazhdueshme që këto institucione organizojnë. Ky aktivitet, u përmbyll me një vizitë të shkurtër në qytetin e Mitrovicës.

(Gladiola Strugaj).

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …