Ambasada gjermane në Kosovë hap librin e zisë për Helmut Kohl

Ambasada gjermane në Kosovë hap librin e zisë për Helmut Kohl

Nga sot, më 20.06. 2017 deri më 22.06.2017 nga ora 8:30 – 11.00 dhe nga ora 13.00 – 16.00 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë do të hapet libri i zisë, në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit me rastin e vdekjes së ish-kancelarit Federal gjerman Helmut Kohl. Helmut Kohl  u nda nga jeta më 16 qershor 2017 në moshën 87-vjeçare në shtëpinë e tij në Ludvigshafen. Helmut Kohl u lind më 3 prill 1930 në Ludvigshafen. Nga viti 1959 deri në vitin 1976 ai u angazhua si deputet dhe më pas si kryeministër në politikën e landit Rajnland-Pfalc për të kaluar në politikën federale. Më 1 tetor 1982 Helmut Kohl nga Bundestagu gjerman u zgjodh kancelar i gjashtë i Republikës Federale të Gjermanisë. Pas zgjedhjeve të para të përgjithshme parlamentare më 2 dhjetor 1990 Kohl mbeti kancelar – dhe me këtë ai ishte  kancelari i parë federal i Gjermanisë së bashkuar deri në vitin 1998. Në deklaratën e tij, Ministri i Jashtëm Gabriel e vlerësoi kancelarin Hemlut Kohl dhe amanetin e tij, duke theksuar: “Ai ishte një burrështetas i madh, një politikan i madh gjerman dhe para së gjithash një europian i madh, i cili ka bërë shumë, jo vetëm për bashkimin e Gjermanisë, por edhe për bashkëngritjen e Europës.“

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …