Ambasadori francez në Kosovë: Haradinaj po gjykohet për akuza të reja

Ambasadori francez në Kosovë: Haradinaj po gjykohet për akuza të reja

Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka thënë se Ramush Haradinaj po mbahet ende në Francë dhe po gjykohet atje, por jo për akuzat në të cilat ai është shpallur i pafajshëm.  Ambasadori Chabert, ka theksuar se Ramush Haradinaj po mbahet ende në Francë dhe po gjykohet atje, jo për akuzat në të cilat ishte shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare, por për disa akuza të reja të ardhura nga Serbia. Ai ka dhënë këtë deklaratë, pasi ka mbajtur një ligjëratë në “Kolegjin AAB” në Prishtinë me temën, “Diplomacia Publike Franceze”. Ambasadori është shprehur se fletëarrestet e lëshuara nga Serbia, Francës i duhet t’i shqyrtojë, pasi kemi të bëjmë me akuza të reja dhe jo akuzat për të cilat tashmë Haradinaj veç ishte përgjigjur dhe ka rezultuar i pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …