Ambasadori i Franës Chabert vizitoi Mitrovicën

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në komunë dhe sfidat me të cilat ajo po ballafaqohet aktualisht.

Ambasadori Chabert tha fillimisht se ndjehet i lumtur që po qëndron në Mitrovicës dhe se duke pa rëndësinë që ka ky qytete, ka vendos që vizitën e parë ta bëjë këtu për të biseduar për mundësimit e thellimit të bashkëpunimit, andaj edhe u interesua të dëgjoj nga kryetari Bahtiri për situatën e përgjithshme aktuale, për bashkëpunimin me komunën e Mitrovicës  veriore, sfidat me të cilat po ballafaqohet komuna, shqetësimet eventuale, etj.

Kryetari Bahtiri, i tha ambasadorit Chabert  se kur ka ardhur në krye të komunës, Mitrovicën e ka gjetur në një gjendje  pothuaj të jashtëzakonshme, me situatë shumë të tensionuar, liri të kufizuar të lëvizjes së qytetarëve e mallrave, tela gjemborë, barrikada në urën kryesore, krim të organizuar e kontrabandë, pa zhvillim ekonomik e shumë probleme të tjera që e rëndonin jetën e qytetarëve, si në jug ashtu edhe veri të lumit Ibër.

Kryetari Bahtiri i tha po ashtu ambasadorit Chabert, se janë përmirësuar dukshëm marrëdhëniet ndëretnike në Mitrovicë, se ka bashkëpunim midis përfaqësuesve të të dyja komunave për të mirën e qytetarëve dhe se janë përmirësuar dukshëm raportet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Në vazhdim kryetari Bahtiri e njoftoi ambasadorin Chabert edhe për punën e madhe që është bërë në krijimin e kushteve për investime në Mitrovicë, duke përmendur Zonën e Lirë ekonomike, Parkun e bizneseve në Frashër, ku tashmë u është ndarë hapësirë 19 bizneseve, duke shtuar se është shtuar interesimi i investitorëve për realizim të projekteve të ndryshme në Mitrovicë.

“Fabrika e kërpudhave është funksionalizuar dhe është duke u zgjeruar. Prodhimi i saj eksportohet në tregun e BE-së. Kemi në propozim për nënshkrimin e një marrëveshje me kryetarin e Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, për zhvillimin ekonomik të të dyja komunave, duke realizuar projekte të përbashkëta me interes për të gjithë qytetarët”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, tha se Franca është e interesuar të vazhdoj bashkëpunimin dhe mbështetjen për bizneset në Kosovë dhe se ai është i interesuar që të mos lihet anash as qyteti i Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …