Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka komentuar pas përfundimit të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, duke uruar qytetarët dhe vendin për zhvillimin e procesit zgjedhor. Ai e ka vlerësuar procesin si të qetë dhe demokratik dhe ka shprehur pritshmërinë për bashkëpunim me institucionet e reja të krijuara pas zgjedhjeve. “Urime Kosovës për zgjedhje të qeta dhe demokratike. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me institucionet e sapoformuara,” ka shkruar ambasadori Rudolph. Sa i përket rezultateve preliminare të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 49,30% të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21,00%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 13,57%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5,68%, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke marrë 1,71% të votave. Zgjedhjet e fundit shënuan një pjesëmarrje të konsiderueshme dhe përfaqësuan një hap të rëndësishëm në procesin demokratik të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
