Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin e planifikuar për Asociacionin. Ai, ka deklaruar me këtë rast se është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin. Më vjen mirë të dëgjosh që ministri, Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar të Asociacionit më 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë”, shkroi Rohde. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë mbrëmë e ka konfirmuar se do ta organizojë një takim, ku do të diskutohet lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Sipas Ambasadës, qëllimi i këtij diskutimi është të avancohet mirëkuptimi i ndërsjellë në lidhje me Asociacionin, i cili është në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
