Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, nuk përmendi fare çështjen e dialogut me Serbinë, as Asociacionin

Kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, nuk përmendi me asnjë fjalë çështjen e dialogut me Serbinë, përkundër presionit të shtuar së fundi për pranimin e planit franko-gjerman dhe themelimin e Asociacionit. Pas ardhjes së pesë diplomatëve të lartë të BE-së dhe SHBA-së për të shtyrë përpara dialogun Kosovë-Serbi në tavolinë me planin franko-gjerman, një telefonatë të rëndësishme Kurti e mori dje nga Këshilltari Special i SHBA-së, Derek Chollet, i cili i foli për domosdoshmërinë e pranimit të këtij plani, si dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Chollet tha se e ka nxitur Kurtin që të pranojë këtë plan, derisa për temën e Asociacionit i ka thënë se duhet shtyrë përpara. Më 31 janar do të fillojë  diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa i marrë leje Kurtit por duke e ftuar në cilësinë e kryetarit të Partisë, Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …