Ambasadori i SHBA-ve Philip Kosnett e viziton fshatin Krushë të Madhe ku do të takohet më familjarët e të zhdukurve

Ambasadori i SHBA-ve Philip Kosnett e viziton fshatin Krushë të Madhe, takohet më familjarët e të zhdukurve

Ambasadori i SHBA-ve Philip Kosnett e viziton sot fshatin Krushë të Madhe ku do të takohet më familjarët e të zhdukurve nga ky fshat. “Të dashur familjarë të të zhdukurve nga Krusha e Madhe, Ju ftoj sot në orën 10:00 tek Kompleksi Memorial në takim me Shkëlqesinë e tij z. Philip Kosnett ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-ve në Kosovë. Kjo vizitë ka për qëllim takimin me familjarë ku nga afër do të njoftohet me këtë çështje. Me respekt, Selami Hoti, kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe dhe përfaqësues i Shoqatës së të Zhdukurve “SHGV KRUSHA”, thuhet në një njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Re e KEK-ut proteston pas vdekjes së punëtorit: Kërkohet rritja e sigurisë në punë

Sindikata e Re e KEK-ut ka zhvilluar një aksion simbolik para drejtorisë së Korporatës Energjetike …