Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Filip Kosnett nëpërmjet një shkrimi i ka porositur Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës. “Nxis Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës”, ka shkruar Kosnett. Më tutje ai është shprehur se drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejtat e barabarta për gratë janë thelbësore për drejtësinë. Gjithashtu, ai ka shtuar se zbatimi i kësaj strategjie qëndron tek qeveria edhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
