Hoxha: Për të shmangur ngecjet në proceset integruese, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Dhurata Hoxha: Për shkak të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, po shtyhet edhe heqja e vizave për Kosovën

Kosova po vazhdon të marrë rekomandime pozitive nga institucione të BE-së për liberalizim të vizave, por qytetarët po vazhdojnë të mos kenë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Për gati një dekadë politikanët kanë dhënë data të ndryshme të liberalizimit të vizave, mirëpo qytetarët e vendit edhe më tutje vazhdojnë të mbesin të izoluar. Ministrja  e Integrimit vlerëson që pikërisht për shkak të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, që do të mbahen në maj të këtij viti, po shtyhet edhe heqja e vizave për Kosovën. Hoxha thekson se çështja e heqjes së vizave po vazhdon të mbahet e bllokuar te Këshilli i Ministrave, teksa shpreson që shtetet e BE-së nuk do e përdorin Kosovën për të luftuar betejat e brendshme mes vete.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …