Gjatë gjithë historisë tonë kombëtare kemi shembuj të shumë të nënave, të cilat ditën jo vetëm t’i rrisin dhe edukojnë bijtë dhe bijat e tyre më virtytet më të larta njerëzore dhe kombëtare, po ditën që edhe t’i përkrahin dhe t’i mbështesin ata në lutën e tyre për liri e pavarësi.
Edhe gjatë shekullit që lamë pas kemi shembuj të shumtë të këtyre nënave, sidomos gjatë viteve të fundit të luftës së UÇK-së. Por më qenë se sot është përvjetori i vdekjes së një nënë të tillë, sikur ishte nënë Ajshja ( 1931-2015) do të mundohem të shkruar disa fjali për figurën e kësaj nënë të madhe. Themi të madhe sepse madhështia e njeriut nuk matet më pozitat që ka, apo milionat e zhvatur në forma jo të ndershme, por me dashurinë dhe zemërgjerësinë e tyre. E tillë ishte edhe nënë Ajshja, nga shpiri dhe zemra e së cilës rrezatonte vetëm dashuri, mirësi, urtësi e mençuri. Virtyte këto që i kishte edhe familja e saj në Ribar të Lipjanit, familje kjo e martirizuar dhe e brumosur më tradita patriotike e atdhetare. Këtë frymë mikpritjeje dhe atdhedashurie ajo e gjeti edhe në familj[en e bashkëshortit të saj, Mehdi Qeriqi, të kryeplakut Emin Miftar Shema, te Ali Emin Miftarit (Qeriqi) në fshatin Krojmir të Lipjanit, ku nënë Ajshja se bashku më motrën e saj të madhe Xhevën u bënë shtyllat e shtëpisë duke pritur dhe përcjellë njerëz të ilegales dhe duke u bërë strehë e sigurt për ta.
Lufta e UÇK-së këtë familje e gjeti në gjendje gatishmërie për të dhënë kontributin, në çlirimin e vendit nga okupatori serb.
Nënë Ajshja edhe pse në moshë të shtyrë, nuk hezitoi t’i hyjë punës për zierë dhe gatuar për ata djem dhe vajza të UÇK-së të cilët i konsideronte si bijë e bija e saj.
T’u a shtronte sofrën e të kujdeset që të mos mbetën të uritur, të përcillte e t’i priste kur shkonin në luftime më armikun, e të lutej për ta si të ishte një engjëll mbrojtëse e tyre. E tillë ishte nënë Ajshja e cila e kishe një zemër të madhe, një zemër të mbushur më dashuri për njerëzit, një zemër të mbushur më dashuri ndaj Krijuesit dhe çdo gjëje të krijuar nga Ai. Një zemër të mbushur më dashuri për atdheun dhe lirinë, për luftëtarët e lirisë, të cilëve ua dha pa kursim këtë dashuri bashkë më bukën gatuar nga duart e saj bujare.
Ndjehemi krenar dhe të privilegjuar ne që patëm fatin që ta njohim nga afër, ne që morëm aq dashuri nga zemra e saj, ne që u ushqyem nga duart e saj, ne që morëm aq shumë këshilla nga urtësia dhe mendësia e saj.
Të tilla ishin nënat shqiptare nëpër shekuj të cilat e mbajtën gjatë këtë popull më dashurinë e tyre, me heroizmin dhe sakrificën e tyre. E tillë ishte edhe nënë Ajshja, nëna jonë e luftës dhe e paqes.
Lavdi nënave shqiptare që sakrifikuan për lirinë e atdheut.
Lavdi nënës së madhe, nënës Ajshe Beba-Qeriqi, në këtë përvjetor të vdekjes së saj.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të.