Ambasadorja e Francës Marie-Christine Butel takon kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj

Kryetar i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në vizitë zyrtare, Shkëlqesisë e Saj, Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine BUTEL me bashkëpunëtorë.

Kryetari, Totaj u shpreh se bashkëbisedimi më ambasadoren ishte shumë konstruktiv dhe qëllim kishte, intensifikimin e bashkëpunimit mes komunës së Prizrenit, ambasadës dhe shtetit mik të Francës për zhvillimin e jetës kulturore, artistike dhe turizmin në qytetin e Prizrenit.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për “Javën e Frankofonisë” që do të mbahet gjatë marsit në qytetin e Prizrenit, aktivitet për të cilin kryetari, Totaj shprehu gatishmërinë t’i ndihmoj dhe t’i mbështes organizatorët me të gjitha kapacitetet që ka komuna.

Çështje shumë e rëndësishme e ngritur gjatë takimit ishte dhe mundësia e inicimit të procedurave për binjakëzim mes një qytet në Francë dhe Prizrenit, bashkëpunim i cili mund të ndihmonte në ngritjen e kapaciteteve kulturore, artistike dhe turistike të Komunës së Prizrenit.

Në fund të takimit, Shkëlqesia e saj, Znj. Butel, në emër të Ambasadës së Francës, u shpreh optimiste për urat e bashkëpunimit që mund të ndërtohen mes Ambasadës dhe Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, mobilie, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "PRIZREN"

 

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …