Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka mbajtur fjalim në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Ajo ka folur për angazhimin serb kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, duke e kujtuar deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, që e kishte krahasuar Kosovën me Shtetin Islamik. Retorika e tillë nuk do ta pengojë zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës. “Të jeni të sigurt se ne nuk do të lejojmë retorikën e fqinjit tonë të na pengojë në përkushtimin tonë për ndërtimin e paqes, dialogut dhe tolerancës ndërfetare në Kosovë. Nuk do të negociojmë me Serbinë, ashtu siç nuk do të kërkojmë leje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë ambasadorja dhe ish-ministrja Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
Fshati turistik i Linit merr mbrojtje ligjore të veçantë
Fshati turistik i Linit, një nga destinacionet më të veçanta përgjatë bregut të Liqenit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
