Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka njoftuar për përmirësim të dukshëm të situatës pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës. Sipas AME-së, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bjerë dhe nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja. Megjithatë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona, duke përfshirë shembje të dheut që kanë bllokuar disa rrugë. AME apelon te qytetarët për kujdes të shtuar. Gjendja sipas rajoneve eshte kjo:
-
Prishtinë & rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore; situata mbetet e menaxhueshme.
-
Prizren: Intervenime minimale, kryesisht teknike.
-
Mitrovicë: Situatë e qetë; disa evakuime të përkohshme në Mitrovicën e Jugut.
-
Pejë/Istog: Dy intervenime, përfshirë evakuimin e një familjeje; situata stabile në komunat tjera.
-
Gjakovë & Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; rënie e nivelit të ujit në lumenj.
Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë të mobilizuara në gjithë vendin për të ndihmuar qytetarët. Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 mbetet në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm 24/7.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
