Amnesty International: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale ende mungon

Amnesty International: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale ende mungon

Përkundër faktit se  të mbijetuaret e dhunës seksuale do të fillojnë të marrin njohje zyrtare dhe dëmshpërblime, drejtësia për ta ende mungon. Ndërsa mbetet e primare edhe nevoja e tyre për kujdes shëndetësor. Kështu është vlerësuar me rastin e prezantimit të raportit të Amnesty International “Plagë që të djegin shpirtin: Dëmshpërblim për të mbijetuarit e përdhunimit gjate luftës, por drejtësi s’ka akoma”, teksa është vlerësuar iniciativa e institucioneve të Kosovës për dëmshpërblim ndaj tyre. Zëvendësdrejtoresha e Zyrës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Gauri van Gaulik, tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale janë zhgënjyer për vite me radhë nga komuniteti ndërkombëtar dhe qeveritë e njëpasnjëshme në Kosovë. Ndërsa theksoi se do të vazhdojnë të ngritin zërin për këtë grup. Ajo tha se drejtësia për këtë kategori që është margjinalizuar nuk është arritur ende, pasi që fajtorët i kanë shpëtuar drejtësisë. Sipas saj, kjo ka filluar të ndryshojë, por ende mbetet punë për t’u bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …