Ana Bërnabiq

Ana Bërnabiq kërkon nga qytetarët serbë që ta mbështesin Vuçiqin për t’i dhënë fund konfliktit me Kosovën

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se ende nuk kanë asgjë konkrete dhe të gatshme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. “Tani për tani asgjë nuk është në tryezë, por ne duhet të gjejmë një kompromis”, ka deklaruar Bërnabiq për televizionin ‘Aldazar’. Bërnabiq ka thënë se nuk e dinë nëse zgjidhja për Kosovën do të gjendet shpejtë pasi kjo varet nga shumë faktorë. Ajo ka theksuar se dëshiron që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje pasi konflikti i ngrirë nuk i shërben askujt. E pyetur rreth korrigjimit të kufjive me Kosovën, ajo ka thënë se nuk mund të flaës për një gjë të tillë duke shtuar se gjithçka duhet të zgjidhet përmes një kompromisi. Kryeministrja serbe ka shtuar se pret që qytetarët serbë të qëndrojnë pas kryetarit të tyre, Aleksandar Vuçiq dhe konfliktin ta lënë pas.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …