Ana Brnabiq

Ana Brnabiq: Në bazë të rezolutës 1244, Serbia ka të drejtë të dërgojë forca të caktuara policore në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur për mundësinë që Serbia duke iu referuar rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të dërgojë një numër të konsiderueshëm të forcës së sigurisë serbe në Kosovë. Albin Kurti na ktheu të gjithëve jo në shekullin e 19-të, por në shekullin e 18-të. Çdo gjë që ai bën është një rrezik jo vetëm për serbët, por për shqiptarët dhe për mbarë Evropën. Kurti na solli në prag të luftës, u shpreh zonja  Bërnabiq. Tani po shohim çdo ditë shkeljen e marrëveshjeve të Kumanovës dhe të Brukselit. Jemi shumë afër që të kërkojmë kthimin e forcave serbe në Kosovë sipas rezolutës 1244, ka kërcënuar  ajo. Lajmin për të dërguar deri në 1 mijë pjesëtarë serbë nga institucionet e sigurisë për në Kosovë fillimisht e dha drejtori  i Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …