Bashkimi Evropian kërkon ruajtjen e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit dhe përshpejtimin e vaksinimit

Bashkimi Evropian shprehet i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, dhe ka thënë se i konsideron këto tensione si rezultat të veprimeve nga të dyja anët. “Kjo është natyrisht shumë serioze dhe është pikërisht rezultat i përshkallëzimit, të cilin po e shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situatë” ka thënë një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive të policëve serbë nga radhët e Policisë së Kosovës. Italia, për shembull, ka dërguar përforcime para disa javësh. Kemi thënë në prononcimet tona se EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë që ndihmon Policinë e Kosovës, por ky mision nuk mund të kompensojë 100 për qind hapësirën e zbrazët,  që është krijuar me largimin e policëve me përkatësi etnike serbe. EULEX-i është duke bashkëpunuar në terren edhe me misionin e  KFOR-it në Kosovë. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendës-kryeministrja Emilija Rexhepi, …