Ana Brnabiq: Strukturat serbe të sigurisë nuk kanë të bëjnë asgjë me grupin e sulmuesve në fshatin Banjskë të Zveçanit

Ana Brnabiq: Strukturat serbe të sigurisë nuk kanë të bëjnë asgjë me grupin e sulmuesve në fshatin Banjskë të Zveçanit

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç,  gjatë fjalës së saj në mbledhjen e KS të OKB-së  tha se strukturat shtetërore  të sigurisë nuk kanë të bëjnë asgjë me grupin e sulmuesve në fshatin, Banjskë. Sipas saj, ngjarjet në Banjskë janë pasojë logjike e frikës dhe terrorit që ka ushtruar Prishtina me gjithë thirrjet për shtendosje” Ajo akuzoi autoritetet e Kosovës për fushatë të spastrimit etnik dhe bëri thirrje që KFOR-i të marrë përgjegjësinë për sigurinë në veri të Kosovës. Sipas saj  zyrtarët në Prishtinë, kanë vetëm tri mesazhe kryesore për serbët: ata serbë që kanë ikur pas vitit 1999 dhe ata pas vitit 2004 nuk kanë ku të kthehen,  mesazhi i dytë sipas saj është që ata serbë që ende jetojnë në Kosovë dhe duan të rrinë, duhet të largohen dhe mesazhi i tretë, marrëveshjet e arritura nuk do të zbatohen. Kryeministrja serbe tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për zbatimin e marrëveshjeve tjera dhe ai duhet të jetë në pajtim me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …