Vjosa Osmani: Kosova është e gatshme të bëjë edhe më shumë për komunitetin serb, për të mos lejuar që atë ta shkatërrojë Serbia(!)

Vjosa Osmani: Kosova është e gatshme të bëjë edhe më shumë për komunitetin serb, për të mos lejuar që atë ta shkatërrojë Serbia(!)

Kryetarja, Vjosa Osmani, gjatë fjalës së saj në KS të OKB-së  tha se sërish Serbia provoi të minimizojë shkallën e një kërcënimi të pashembullt të sigurisë dhe aktit të agresionit. Ata gjithashtu duan të shtrembërojnë të gjithë të vërtetën që u shpalos para syve të botës”. Ajo tha se provat tregojnë se grupi që kreu sulmin është financuar, trajnuar, armatosur dhe ka marrë mbështetje dhe strehim nga autoritetet shtetërore serbe. Ajo që ndodhi nuk është si rezultat i të ashtuquajturit terror kundër serbëve të Kosovës, por përkundrazi një pasqyrim i oreksit  historik të Serbisë për më shumë destabilitet, për më shumë territor. Vjosa Osmani, ka theksuar se në përpjekjet për të avancuar të drejtat e çdo komuniteti, dhe në këtë rast të pakicës etnike serbe, Kosova është e gatshme të bëjë edhe më shumë për komunitetin serb. Por nuk do t’i japim Serbisë instrumente përmes të cilëve ajo mund të shkatërrojnë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të dëmtojë sovranitetin dhe pavarësinë tonë”, tha Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …