Kryetarja, Vjosa Kosova dhe kryeministrja e Serbisë, Brnabiq shkëmbyen akuza lidhur me sulmin e 24 shtatorit, në veri të vendit tonë

Kryetarja, Vjosa Kosova dhe kryeministrja e Serbisë, Brnabiq shkëmbyen akuza lidhur me sulmin e 24 shtatorit, në veri të vendit tonë

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork, Kosova dhe Serbia shkëmbyen akuza lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, i cili sipas kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, ishte pasojë e frikës dhe terrorit të ushtruar nga Prishtina, ndërsa për kryetaren, Vjosa Osmani, ishte një akt agresioni i Serbisë. Ngjarjet e 24 shtatorit përshkuan pothuajse të gjitha diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilat u bë thirrje për vënien e përgjegjësve para drejtësisë. Sulmi i një grupi serbësh të armatosur që vrau një oficer policisë së Kosovës  u mor përsipër nga Milan Radojçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, e themeluar dhe e mbështetur nga Beogradi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …