Analisti Albert Krasniqi, ka folur për aferat korruptive në Qeverinë-Kurti, ku është implikuar vetë kryeministri

Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti. Ai ka bërë me dije se një lider është fajtor për korrupsionin edhe nëse ai nuk përfiton drejtpërdrejt “Edhe nëse një lider nuk përfiton drejtpërdrejt nga korrupsioni, por e toleron atë dhe i mbronë të korruptuarit që i shërbejnë interesave të tij, është po aq fajtor. Lejimi i korrupsionit, nuk e bën më pak të dëmshëm – përkundrazi, e forcon dhe e normalizon atë! Për ta luftuar korrupsionin nuk mjafton vetëm të mos jesh i korruptuar, por duhet guxim dhe vullnet për të ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …