Burim Ramadani

Analisti Burim Ramadani paralajmëron kolaps institucional dhe politik në Kosovë

Analisti Burim Ramadani ka alarmuar për bllokadën në institucionet e vendit, duke paralajmëruar një kolaps të thelluar institucional dhe politik. Ramadani theksoi se aktualisht ndodhemi në një situatë shumë kritike për shtetin dhe institucionet e tij. Ai bëri thirrje të drejtpërdrejtë ndaj Avni Deharit që të japë dorëheqje, duke e konsideruar këtë veprim si të domosdoshëm për të shmangur dëmet që po i shkaktohen vendit. “Deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje është paralajmërim për aksion politik, përfshirë edhe protesta kundër Gjykatës Kushtetuese dhe kundër paranojës së krijuar se po ‘duan me na vjedhë vullnetin e popullit’. Por vullneti i popullit është i qartë dhe nuk duhet të keqpërdoret”, u shpreh Ramadani. Ai paralajmëroi se kolapsi institucional dhe politik po thellohet, duke theksuar edhe problemet në nivel të ministrive ku disa zyrtarë refuzojnë të pranojnë ushtrues detyre të sekretarit të ministrisë. “Kjo situatë do të çojë edhe në kolaps financiar”, paralajmëroi Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti prezanton logon dhe emrin e koalicionit të ri: Aleanca Kombëtare për Integrim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka prezantuar sot emrin dhe logon e koalicionit të ri …