leoni

Andi Krasniqi: Luftimet në Lagjen e Trimave, në Kumanovë, janë inskenuar nga ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov

Andi Krasniqi: Luftimet në Lagjen e Trimave, në Kumanovë, janë inskenuar nga ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov

Gjatë seancës gjyqësore që po mbahet kundër luftëtarëve të rastti “Kumanova” , Andi Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, pretendon se ngjarjet në Lagjen e Trimave janë inskenuar nga ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, së bashku me politikanët vendorë, të cilëve nuk u ka përmndur emrat.  Ata kanë bërë hetime paralelisht me prokurorinë dhe se kanë gjetur fakte tejet interesante lidhur me inskenimin, por nuk zbuloi asnjë prej tyre. “Në këtë orkestrim të dhimbshëm gjenden politikanët tuaj. Ju nuk na dhatë mundësi që t’i nxjerrim provat tona që i kemi mbledhur. Një person nga Gostivari, Xhezmi Shasivari, ka bërë biseda me njerëz të ndryshëm  nga Kosova, Gjermania dhe drejtpërdrejt me Ali Ahmetin për të nxjerrë fakte. E nga ana tjetër, njerëzit e Mijallkovit ishin duke e përgatitur kurthin“, ka thënë, mes tjerash gjatë seancë së sotme,  Andi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …