leoni

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja, Selim Pacolli ka hyrë në garë për të sjellë ndryshime pozitive në kryeqytet

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja, Selim Pacolli ka hyrë në garë për të sjellë ndryshime pozitive në kryeqytet

Duke filluar prej sot, kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, nga AKR-ja,  Selim Pacolli është përfshirë aktivisht në dëgjimin e qytetarëve, dhe për këtë qëllim ai fton qytetarët të shprehin shqetësimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës përmes mesazheve në telefon, fotografive apo videove në numrin e tij personal në Viber. Ai  inkurajon secilin qytetar të Prishtinës të shprehet përmes komunikimit të drejtpërdrejt me të. Më këtë komunikim duket se Pacolli paralajmëron një hyrje të fortë në garë, ndërsa ftesa për komunikim të drejtpërdrejt me të duket të shkojë një hap tutje në konsultimin dhe përfshirjen e qytetarëve.

“Unë kam hyrë në këtë garë për të sjellë një ndryshim pozitiv në qytet. Dhe unë besoj se populli i Prishtinës e di saktësisht se çfarë duhet të ndryshohet. Unë dua t’i dëgjojë dhe pastaj ta bazojë programin tim në nevojat e tyre. Por natyrisht, unë do ta përmbush këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Bashkë me suksesin tim në biznes, unë do të sjell njerëz dhe ide të reja, për të bërë këtë ndryshim të ndodhë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë ftoj të gjithë që të ndajnë mendimet, nevojat dhe idetë e tyre me mua. Do të dëgjojë atë që secili qytetar ka për të thënë. Dhe e kam bërë shumë të lehtë për të gjithë. Të gjithë qytetarët e Prishtinës mund të më shkruajnë në numrin tim personal të Viberit dhe të ndajnë shqetësimet e tyre edhe përmes fotografive dhe videove “.

Është e sigurt që Pacolli do të ketë shumë punë në përcjelljen e të gjitha videove dhe mesazheve apo kërkesave të qytetarëve në numrin e tij +37744 505 505.

 

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …