Deputetët e Kuvendit me 61 vota për votuan kabinetin qeveritar, i cili do të drejtohet nga kryeministri, Avdullah Hoti

Hoti: Është e pakuptimtë të kërkohet Ekipi i Unitetit, kur i kemi institucionet të cilat duhet të marrin përgjegjësinë për të gjitha çështjet shtetërore

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur të pakuptimtë idenë e kryetarit Hashim Thaçi për krijimin e Ekipit të Unitetit për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, Kosova ka mbajtur zgjedhjet dhe ka zgjedhur institucionet e shtetit për të marrë të gjitha përgjegjësitë shtetërore. Ndërsa, sa i përket idesë së deputetit Zafir Berisha për rrëzimin e Qeverisë, Hoti tha se koalicioni qeverisës në krye me Haradinajn duhet të japin dorëheqje, duke mos pritur rrëzimin e saj, sepse ky koalicion nuk i ka 61 vota.

“Kosova ka institucionet, tani është viti 2017 dhe është e pakuptimtë të kërkohet Ekipi i Unitetit, prandaj mbahen zgjedhjet, zgjidhet Parlamenti, zgjidhet Qeveria dhe krijohen institucionet e vendit,  të cilat duhet të marrin përgjegjësinë për të gjitha çështjet shtetërore  të Kosovës… Është në interes të vendit që sa më parë vet publikisht koalicioni dhe vet kryeministri të japin dorëheqje, mos të presin rrëzimin e Qeverisë, sepse sot nuk i kanë 61 vota në Kuvend të Kosovës  dhe kështu nuk funksionon Kuvendi…  Do t’i përdorim të gjitha veprimet demokratike për të mos lejuar që të qeveriset vendi kështu si ka filluar duke u shkelur rregullorja, duke u shkelur Kushtetuta pa asnjë program të qartë. Kemi me siguruar rrugën pro evropiane që ne e kemi nisur me Qeverinë e kaluar bashkë me partnerët tanë”, theksoi Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …