Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka theksuar se Serbia po vazhdon të refuzon të ofroj të dhëna të cilat do ta mundësonin gjetjen e vendndodhjes së trupava të rrëmyer gjatë luftës. Ai ka theksuar se refuzimi i Serbisë për ofrimin e informatave dhe hapjen e arkivave për varrezat masive vazhdon të mbetet pengesa kryesore për gjejtjene e tyre dhe pavarësisht marrëveshjeve të arritura në Bruksel, Serbia po vazhdon të fshehë të dhënat. “Kjo është një tentativë për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë. Do të vazhdojmë presionin që Serbia të hapë arkivat e klasifikuara, të cilat besojmë se përmbajnë të dhëna për fatin e 1.571 personave që ende figurojnë të zhdukur”, ka theksuar Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
