Andin Hoti: Serbia duhet të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati i të të zhdukurve

Andin Hoti: Sikur të mos ishte Amerika, shteti serb do të bënte ende krime çnjerëzore ndaj popullit shqiptar

Kreu i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit dhe drejtues i delegacionit të Kosovës për bisedime për të pagjeturi, Andin Hoti, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve provokuese të sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Velko Odaloviq. Ky i fundit tha sot se “kudo që ishin amerikanët, ata u larguan përfundimisht, Prishtina duhet të mendojë për këtë”, duke iu referuar situatës së fundit në Afganistan. Deklarimet e zyrtarit serb, i biri i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti, i cili po angazhohet drejtpërdrejtë në mënyrë institucionale për zbardhjen e fatit të babait dhe të gjithë personave që Serbia i mori dhunshëm dhe për fatin e të cilëve ende nuk dihet, po i sheh si shkelje mbi plagët ende të hapura nga lufta e fundit në Kosovë. Ai në një postim në rrjetin social një mendësi të tillë të Odalloviq e quan një kërcënim të hapur se sikur të mos ishte Amerika, shteti serb do të vazhdonte krimet e saja çnjerëzore ndaj popullit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …