PDK

Partia Demokratike e Kosovës e dorëzon në KQZ listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për Kuvende Komunale. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna. Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash. Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare. Lista e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatë për kryetarë komunash dhe ajo për Kuvende Komunale, përbëhet nga intelektualë e profesionistë kompetentë për qeverisje lokale, që kanë vizion të qartë për zhvillimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …