leoni

Andrej Plenkovic

Andrej Plenkoviç; Situata që po mbretëron në Ballkanit, duhet të diskutohet në mbledhjen e radhës të KE-së

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar se situata që po mbretëron në rajonin e Ballkanit, duhet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit të Evropës. Duke aluduar në Serbia, ai ka theksuar se në një kohë kur në disa vende të Ballkanit janë shënuar demonstrata të forta dhe ku ndikimi rus është i pranishëm, është tepër e nevojshme për të diskutuar situatën në Ballkanin Perëndimor në Këshillin e ardhshëm Evropian. “Ka një situatë politike dhe tensione që Evropa duhet t’i kushtojë më parë vëmendje. Ne duhet të veprojmë për stabilitet, të mbështesim forcat politike që janë për stabilitet dhe integrim evropian” ka thënë mes tjerash, në intervistën për “France 24” kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …