Brickos

Anduena Ramadani, një yll në ngjitje në skenën e muzikës, fituese e çmimit special të Festivalit “MusicLand 2023”

Sukseset e të rinjve ferizajas, në art, kulturë, sport por edhe në fusha të tjera janë të pandalshme e që meritojnë duartrokitjen e gjithsecilit. Anduena Ramadani është ferizajasja që përfaqësoi Kosovën në Festivalin prestigjioz ndërkombëtar “MusicLand 2023” që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku iu nda edhe çmimi special i Festivalit. Anduena, që 5 vjeçe nisi rrugëtimin e saj muzikor, në programe shkollore e më pas duke vazhduar në kursin “Triola” nën përkujdesjen e profesoreshës Agnesa Gagica Berisha e që gjithashtu me zërin e saj të ëmbël, mori pjesë në festivale të ndryshme në vend, si “Festivali i Këngës për Fëmijë – Fëmijët e Gëzuar 2023” ku u shpall fituese por edhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare si në Gjermani, Poloni, Rumani, Lituani, Bjellorusi e së fundmi edhe në Maqedoni të Veriut. Në Festivalin “MusicLand 2023”, Anduena përfaqësoi Kosovën në mesin e mbi 20 shteteve ku ngriti flamurin tonë e u shpërblye me çmimin special të Festivalit. Rrugëtimin e suksesshëm të saj, Anduena ia dedikon familjes, profesorëve Nazmi Aliu, Agnesa Gagica Berisha, Edita Krasniqi dhe institucioneve komunale që mbështetën atë në rrugëtimin e saj artistik.

May be an image of 3 people, trumpet, violin, saxophone, concert and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, Bahri Fazliut e Agron Rrahmani

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, …