Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE takuan raportuesen për Kosovën, Theodora Bakoyannis

Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE takuan raportuesen për Kosovën, Theodora Bakoyannis

Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Saranda Bogujevci, kryesuese, Arben Gashi dhe Enis Kervan, anëtarë, si dhe Ariana Musliu dhe Besnik Tahiri, zëvendësues, zhvilluan një takim të përbashkët me Theodora Bakoyannnis, raportuese për Kosovën në APKE, e cila ishte e shoqëruar edhe nga Frank Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë dhe Sonia Sirtori, sekretare e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të APKE-së. Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE e njoftuan znj. Bakoyannis për të arriturat që Kosova ka bërë në aspektin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, shtylla bazë të parimeve dhe vlerave të Këshillit të Evropës, që mund të jetë edhe shembull jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë. Kurse, znj. Bakoyannis tha që është e befasuar me ndryshimet pozitive që Kosova ka bërë që nga vizita e saj e fundit në Kosovë para më shumë së dhjetë viteve dhe se pret që edhe më tutje të vazhdohet me këtë ritëm, në mënyrë që Kosova sa më parë t’i bashkohet Këshillit të Evropës dhe që Kosova dhe qytetarët e saj të përfitojnë nga mekanizmat e kësaj organizate, siç është e drejta e qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Znj. Bakonyannis është raportuese kryesore për përgatitjen e opinionit konsultativ për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …