Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, morën vendim që të mos certifikojnë, Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, 2025

Anëtarët e KQZ-së,  kanë marrë vendim që të mos certifikojnë, Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, 2025. Edhe pse zyra për regjistrimin dhe akreditimin e subjekteve politike rekomandoi që Lista Serbe të certifikohet për zgjedhjet e përgjithshme, megjithatë ishin dy vota kundër, dy për dhe shtatë abstenime. Dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Shqetësime mbi certifikimin e Listës Serbe u shprehën edhe nga disa përfaqësues të opozitës. Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …