Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka shkruar për punën dhe arritjet e tij

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka shkruar  për punën dhe arritjet e tij . Ai e bën të qartë se ka pritur më shumë sesa që i është ofruar. Duke treguar për arritjet dhe ngecjet që janë hasur gjatë takimeve që ai pati me kryenogiciatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, Lajçak ka rikujtuar edhe njëherë të dyja shtetet nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë një plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. “Megjithatë, unë jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për t’u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet. Komisioni i Përbashkët është vendosur të sigurojë shtytjen politike aq të nevojshme”, ka shkruar Lajcak.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …