Anëtarët e KPF-së kanë mbajtur  dëgjim publikë për përgatitjen e buxhetit të vitit 2019 edhe me të rijnë e Komunës së Rahovecit

Në lokalet e Qendrës Rinore SHL-Kosova, në qytetin e Rahovecit, gjatë pasdites së Hënë, anëtarët e KPF-së kanë mbajtur dëgjim publik me të rijnë për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019. Të rinjve që ishin pjesëmarrës në dëgjimin publik, u foli Afrim Dina, kryesues i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe fillimisht u tha se në me kënaqësi kemi ardhur sot që ti marrim kërkesat që ju i keni dhe më pastaj këto kërkesa të hynë për realizim në buxhetin e vitit 2019, ai tha po ashtu se e dimë që keni kërkesa të shumta por realizimi i tyre do të bëhet edhe bazuar në mundësit buxhetore që ka komuna. Afrim Limani, drejtor për Buxhet dhe Financa i njoftoj të rinjtë për buxhetin e komunës për vitin 2019, sipas tij ky buxhet është 13 milion e 658 mijë e 891 euro dhe është i shpërndarë në disa kategori buxhetore si paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shpenzime komunali, subvencione dhe transfere, shpenzime kapitale. Kërkesat e të rinjve që ishin pjesëmarrës të këtij dëgjimi publikë ishin: Përkrahja e Qendrës rinore edhe në të ardhmen për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, Sigurimi i transportit për vizita jashtë Komunës, Sigurimi i transportit për të rinj nga rrethet-fshatrat për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, Organizimi i trajnimeve për të rinj për orientim në karrierë, Organizimi i kuizëve me karakter garues dhe shpërblimi i pjesëmarrëseve dhe Organizimi i vizitave shkëmbimore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …