Anëtari i kryesisë së PDK, Blerand Stavileci ju ka bërë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjatë konferencës për medie ai theksoi se sot është dita për të vendosur, jo për të pritur. “Sot, secili nga ne e ka në dorë një përgjegjësi të madhe dhe ju që ende nuk keni votuar, dilni dhe votoni! Sot, secila votë ka rëndësi. Ju jeni ata që vendosni, për veten tuaj, për familjen tuaj dhe për të ardhmen e vendit tuaj. Nga një votë e secilit prej nesh ndërtohet një e ardhme për të gjithë. Deri në këto momente, më pak se katër orë para mbylljes së qendrave të votimit, të dhënat që po marrim nga terreni janë pozitive. Po na vijnë mesazhe të qarta. Ka mbështetje të fuqishme për ndryshim, me bindje të plotë për zhvillim dhe për një jetesë më të mirë për secilin qytetar të Kosovës” theksoi në mes tjerash, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

Deri në ora 15.00 kanë votuar rreth 500 mijë qytetar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuat të dhënat mbi ecurinë e procesit zgjedhor. Sipas këtyre …