Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, i cili pandërprerë kishte akuzuar KQZ-në për pa rregullsi, madje edhe ishte sjellë me arrogancë sidomos kudër kryetares, Valdete Daka, nuk është pajtuar me kërkesën e anëtarit të AAK-së, Ibrahim Selmanaj, i cili ka kërkuar të bëhet rinumërim i plotë i të gjitha votave. Kurteshi ka thënë se në rast se kjo do të ndodhte atëherë ky proces do të merrte konotacion politik, sikur tërë procesi ka qenë i kriminalizuar. Nuk jam pajtuar që ky ka qenë procesi më i mirë zgjedhor, por kërkesa për rinumërim të plotë i tejkalon kërkesat ligjore, tha ai. Ndërkohë, Ibrahim Selmanaj nga AAK, konsideron se rinumërimi i votave është mënyrë demokratike, është propozim i një subjekti politik që ka garuar në zgjedhje, saktësoi, Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …