leoni

Edi Rama

Ja si i ka ironizuar kandidatët për deputetë të PD-së dhe të LSI-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama

“Në sulm për të mbrojtur vendin tonë nga rifillimi i avazeve të vjetra, që duan të rikthehen në qeveri, me të njëjtat fytyra por më të lodhura. Të atyre që duan të marrin vendin, edhe pse ecin në rrugë të paditur.

Në sulm për të mbrojtur Shqipërinë nga rigremisja në pikën më të ulët të respektit të të huajve për ne dhe për ta çuar atdheun në një nivel tjetër. Ne jemi për t’i hapur deri në fund rrugën e re të Shqipërisë me 4 aeroporte, 3 porte turistike, për të ndryshuar faqen e atdheut turistik. Në sulm për ta njësuar me emrin Shqipëri dhe jo me fjalën ’emigracion’ të ardhmen.

Pa harruar se duhet të fitojmë me armikun e padukshëm luftën dhe t’ua kthejmë buzëqeshjen qytetarëve. Duhet ta zhdukim deri në fund këtë armik. Të kthejmë të gjitha familjet e dëmtuara në shtëpi, një më një. Kush mund t’i fitojë betejat që i duhen Shqipërisë nëse jo ne?!

Kush mund ta çoje këtë vend më tej përpara përveç nesh? Kush? Ku? Cili, cila? Shqiptarët që si ka lënë mendja, që si kanë lënë veshët peng tek fajdet tek Monika, apo pa gajde tek Saliu e Iliri. Sot kanë nxjerrë para një dhëndër, Lulin, dhe janë nisur për dasme, me kalastrenat e Gon Dukës, me faqoren e Dash Shehit me kapsollat e Meidut, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel Dules, me kasetat e Salianit, preshin e Tritanit, peshqirin e Xhelalit simitet e Xhaferrit të Durrësit, fuçitë e rakisë së Leskos së Vlorës dhe gërnetën e Mesilës. Kurrë që në historinë e saj, Shqipëria nuk e ka parë këtë tablo krushqish.

Kam frikë se do ta çojnë nga varrin Çeço Musarajn, Që është me të drejtën e zotit që të çohet nga varri dhe ta hedhë në gjyq Lulin për të drejtën e autorit. ‘Kapella, kapella’, tani m’u kujtua Grida, krushka nga Kavaja me pishtarin e demokracisë dhe tërë relikën e historike. Karvanin e mbyll Paloka, me barkun ku i nxjerr kudo bardhakun.

Nuk është për të qeshur, por është për të qartë me ‘oi’ se ku u katandis pas 30 vitesh PD. Po kur thonë “Shqipëria fiton!”. Oh zot po me kë fiton? Me kë? Me kë fiton? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto?

Me këtë fiton Tirana? (Nxjerr foton e Berishës) Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (Foto nga Manastirliu dhe Petrit Vasili) Më ishte përgjigjur Qirje Vangjeli për disa fjalë që kisha thënë për të, atyre fjalëve nuk i heq asnjë presje.

Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni është Ludoviku, që gëlltiti një lugë çorbë dhe ngeli tërë jetën debatikas. Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho” (Nxjerr foton e Grida Dumës) Me kë fiton Elbasani, me arsimin apo me filxhanin. Ky është Kukësi dhe kjo është Dibra, shërbëtori i Bashkisë së Londrës dhe i arratisuri i Bashkisë Kamëz, kjo është zgjedhja. Ja dhe zgjedhja për Korçën, me kë fiton me ktë zonjën majtas, apo me këtë lakuriqin djathtas, se më ka hyrë në fushën time duke dalë ashtu.

Ky është Leskua, kryetar i KLSH, foto e shkëputur nga një betejë në restorant, mundje e lirë mes miqsh pasi ka mbaruar gjithë rakia e lumit të Vlorës. Dje sikur kishte dhënë dorëheqjen, po sot në mëngjes i dolën avujt e rakisë. Ky është ministri i Arsimit, propozim që PD i bën Lezhës, e njihni Mark, Mark, Marku. Ky është një tjetër propozim, duke e konsideruar Lezhën vendin ku mund të hidhen gjithë librat falas, kanë çuar Markun dhe Gjekmarkun bashkë. Janë hall i madh këta. Urdhëro, ky është propozimi për demokratët e Gjirokastrës, Tritan Shehu. Ministri i Shëndetësisë në konkurrencë me atë tjetrin e LSI. Kjo është PD, kjo është PS.”

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …