Po e bëj edhe një herë publike!
Të nderuar shokë çlirimtarë, e mbështes iniciativën tuaj me këtë shkrim.
Mirë është për ata që kuptojnë, që dinë dhe duan të kenë shtet dinjitoz!
Të vlerësuar nga gjeneratat e ardhshme dhe nga ndërkombëtarët!
Unë vazhdimisht, nga lufta e këtej, nga organizimi dhe emërtimi që bëra në organizimin e:
EPOPEJA E UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 2000.
Këtë organizim e projektova dhe e organizova, pasi isha i caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm. Unë me Jakup Nuren.
Pos emërtimit dhe dizajnimit ceremonial, ne vendosëm që të jetë i përhershëm, tradicional dhe të manifestohet çdo përvjetor si manifestim tradicional shtetëror.
Unë, në bashkëpunim me strukturën e atëhershme të Qeverisë së shtetit, e programova dhe e pagëzova me këtë emër dhe me sloganet:
— EPOPEJA E UÇK-së
— AI ËSHTË I GJALLË
— NGA KËTU U PËRHAP FLAKA E LIRISË!
Unë, si kryetar i veteranëve atëherë, në emër të kësaj Shoqate, kam kërkuar t’i jepet emri:
E dërguam kërkesën me shkrim drejtuar Komunës së Prishtinës, në emër të të gjithë ish-luftëtarëve dhe veteranëve të luftës, që:
— Sheshi i Adem Jasharit të caktohet në mes të Komunës dhe Parlamentit!
Aty ku është trekëmbëshi titist pushtues. Ky trekëmbësh simbolizon varjen e shqiptarëve; duhet të hiqet sa më parë.
Atëherë isha kryetar i Veteranëve; ia bëra me shkrim Komunës! Kështu që, me një vendim të Komunës, është emëruar Sheshi “Adem Jashari”, kur kryetar i Komunës ishte Ismet Beqiri!
Por kurrë nuk u soll Adem Jashari në bronz, për t’u vendosur në sheshin që mban emrin e tij! Që nga lufta e deri sot, kush po e pengon ardhjen e Komandantit Legjendar? U vendos në Tiranë, Shkup e shumë vende e qytete; pse nuk e kemi në Prishtinë?
Kam kërkuar me letër të hapur drejtuar Komunës së Prishtinës, Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës:
T’i caktohet vendi aty ku është parkingu mbi rrugë, te Parlamenti.
Të ndërtohet:
— Rezidenca e Jasharajve
Një kullë trekatëshe: kati i parë, muzeu i luftës i Jasharajve!
Kati i dytë, vendpritja e personaliteteve nga bota që vizitojnë Qeverinë dhe institucionet e Kosovës. Të priten edhe në kullën e Jasharajve në Prishtinë nga Baca Rifat, apo nga ndonjëri prej familjarëve të Jasharajve si familje.
— Nderi i Kombit
Që duhet të shpallet nga Parlamenti i Kosovës dhe i Shqipërisë.
Kati i tretë i kullës, për banimin e familjes Jasharaj.
Varrezat e Jasharajve në Prekaz të shpallen:
— Vend pelegrinazhi i shenjtë
T’i caktohet një buxhet dinjitoz kësaj familjeje nga shteti, të mbrohet me ligj për vlerat e luftës, t’i sigurohet përherë vend përfaqësuesi nderi në evenimentet kombëtare!
Në Kosovë, në Shqipëri, si dhe në të gjithë Shqiptarinë.
10 tetor 2026
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
