Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kryetari Ramiz Lladrovci është shembull i qeverisjes së mirë të PDK-së në nivel lokal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin kanë diskutuar për punën dhe projektet që po i implementon kjo komunë. Hoxhaj ka thënë është i bindur që kryetari i Komunës së Drenasit do ta vazhdojë qeverisjen e mirë në shërbim të qytetarëve, pasi puna e Lladrovcit në nivelin komunal është vlerësuar duke e shpallur Drenasin komunën me performancën më të mirë në nivel vendi. “Mora një informatë të plotë për projektet që i ka kryetari i komunës dhe përtej asaj se ka bërë punë të madhe në Drenas, z. Lladrovci shihet në nivel të Kosovës si shembull i mirë i qeverisjes, si shembull i mirë i menaxhimit, si shembull i mirë i zhvillimit të një komune. Për atë edhe të gjithë indikatorët ndërkombëtarë, ambasadat më të fuqishme në Kosovë dhe institucione ndërkombëtare e kanë vlerësuar punën e z. Lladrovci dhe të Komunës së Drenasit dhe natyrisht që ne presim që këtë punë ta vazhdojë edhe në të ardhmen që të jetë në shërbim të qytetarëve, meqë ne mund ta ndërtojmë një jetë të dinjitetshme duke filluar nga një pushtet lokal i suksesshëm”, ka theksuar Hoxhaj. Ndërsa, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka njoftuar Hoxhajn për të gjitha projektet që janë duke i zhvilluar në nivel lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Shqipëria, institucionet shtetërore të saj bashkë me Kosovën!

Të ndërhyjnë dhe të kërkojnë me çdo kusht që Maqedonia e Veriut ta respektojë barazinë …